
Frenkie de Jong nuk do t’i bashkohet Manchester United këtë sezon për arsye personale dhe sportive.
Sport raporton se mesfushori holandez ka zemrën e tij të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk është i interesuar për një lëvizje në Old Trafford, përcjell ORAinfo.

Chelsea është gjithashtu e interesuar për të dhe përderisa ish-ylli i Ajax është më pak hezitues për t’u transferuar në klubin londinez, ai do të preferonte të vazhdonte karrierën e tij në Camp Nou./ORAinfo/