PSG i çuditë të gjithë, ia tregon derën super-lojtarit

21:31 | 15 Korrik 2022

Paris Saint-Germain po kërkon një largim të menjëhershëm për Keylor Navas.

Portieri kostarrikan është afër largimit nga klubi, pasi Christophe Galtier ka zgjedhur italianin Gianluigi Donnarumma si portierin e tij të parë, përcjell ORAinfo.

Një tjetër arsye pse skuadra pariziene dëshiron të shesë menjëherë është paga e lartë e portierit kostarrikan. Në këtë mënyrë, ata do të lironin një faturë pagash shtatë milionë euro për të nënshkruar me një tjetër portier të lartë./ORAinfo/

Komento: