Suarez te Milan? Vjen lajmi “bombë”

22:31 | 15 Korrik 2022

Pas largimit nga Atletico de Madrid, Luis Suarez dëshiron të luajë në Itali.

AC Milan mund të jetë klubi i tij i ardhshëm raporton AS, përcjell ORAinfo.

Afati i transferimeve të verës po hyn në një fazë vendimtare ku shumë lojtarë pritet t’i bashkohen Milanit së shpejti.

Përveç emrave të dukshëm mund të ketë surpriza sipas një raportimi të bujshëm të gazetës spanjolle AS. AC Milan është afër nënshkrimit të Luis Suarez në një transferim të lirë raporton AS.

Pavarësisht ofertave të shumta, Luis Suarez ka prioritet një lëvizje në Itali dhe AC Milan thuhet se po lufton me Monzën për të siguruar qendërsulmuesin pjellor uruguaian. Të dy klubet italiane kanë ofruar një kontratë prej 4 milionë euro në sezon, plus bonuse që lidhen me të drejtat e imazhit./ORAinfo/

Komento: