Zbulohet me cilën skuadër është në bisedime Balotelli

23:59 | 15 Korrik 2022

Presidenti i skuadrës së Superligës zvicerane, FC Sion, Christian Constantin ka zbuluar se janë në bisedime me sulmuesin italian Mario Balotelli për të siguruar nënshkrimin e tij për sezonin e ardhshëm 2022-23.

Balotelli, i cili iu bashkua klubit të Superligës turke Adana Demirspor në korrik 2021 me një marrëveshje trevjeçare, mund të transferohet në Zvicër pas vetëm një sezoni nëse bisedimet me Sion realizohen, përcjell ORAinfo.

Ndërsa Constantin nuk zbuloi asgjë konkrete për një lëvizje për italianin, ai konfirmoi se klubi ka qenë në kontakt me lojtarin prej disa javësh./ORAinfo/

Komento: