
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, ka përsëritur se kampionët gjermanë nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Cristiano Ronaldon gjatë afatit kalimtar të verës.
Ronaldo i ka thënë Manchester United se dëshiron të largohet nga Old Trafford në tregun aktual dhe Bayern besohet të jetë një nga favoritët për nënshkrimin e tij, përcjel ORAinfo.

Megjithatë, në fillim të këtij muaji, drejtori i Bayern, Oliver Kahn tha se klubi nuk po planifikonte të eksploronte një marrëveshje të mundshme për 37-vjeçarin këtë verë./ORAinfo/