U KRY! Për këtë klub do të luajë Gnabry

19:47 | 16 Korrik 2022

Sulmuesi gjerman, Serge Gnabry ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Bayern Munich deri në qershor të vitit 2026.

Marrëveshja e mëparshme e 26-vjeçarit me gjigantët e Mynihut do të përfundonte verën e ardhshme dhe ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së tij gjatë javëve të fundit, përcjell ORAinfo.

Chelsea, Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Arsenal dyshohet se kanë mbajtur një sy të ngushtë në zhvillimet rreth gjermanit.

Megjithatë, Bayern, i cili është në prag të shitjes së Robert Lewandowski te Barcelona, ka njoftuar se sulmuesi i gjithanshëm ka zgjatur marrëveshjen e tij deri në fund të sezonit 2025-26./ORAinfo/

Komento: