Liverpool merr vendim për Jota

20:17 | 16 Korrik 2022

Liverpool, thuhet se është i prirur t’i dorëzojë një kontratë të re afatgjatë sulmuesit Diogo Jota.

Portugezi ka qenë një zbulim që kur nënshkroi nga Wolverhampton Wanderers në vitin 2020, duke kontribuar me 34 gola dhe nëntë asistime nga 85 paraqitjet e tij në të gjitha garat, përcjell ORAinfo.

Me Sadio Mane që është larguar për Bayern Munich në fillim të kësaj vere, 25-vjeçari pritet të bëhet më shumë një shtyllë në formacionin fillestar të Jurgen Klopp.

Në një kohë kur i kanë mbetur edhe tre vite në kontratën e tij, Liverpool nuk duhet domosdoshmërisht të nxitojë për të hyrë në negociatat e kontratës me përfaqësuesit e lojtarit.

Megjithatë, sipas gazetarit të CBS Sports, Ben Jacobs, zyrtarët e klubit tani po bëjnë çdo përpjekje për të rënë dakord për kushte të reja./ORAinfo/

Komento: