United dhe Bayern Munchen në garë për super-lojtarin

23:58 | 16 Korrik 2022

Konrad Laimer, do të largohet nga Red Bull Leipzig këtë verë, nëse nuk ka ndonjë surprizë.

Mesfushori austriak nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën dhe dëshiron të bëjë një hap tjetër përpara në karrierën e tij profesionale, përcjell ORAinfo.

Skuadra gjermane nuk e ka problem të lehtësojë një lëvizje për mesfushorin 25-vjeçar. Megjithatë, sipas ‘Sky Sport’, klubi që dëshiron të nënshkruajë me ish-lojtarin e Salzburgut do të duhet të paguajë 30 milionë euro.

Bayern Munich është skuadra më e interesuar për austriak dhe po mendon të bëjë një përpjekje për Laimer.

Edhe Manchester United po e vëzhgon me vëmendje lojtarin e Manchester United. Mesfushori i gjithanshëm bëri 43 paraqitje sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë gjashtë asistime./ORAinfo/

Komento: