Bayern Munchen i thotë “JO” top-sulmuesit

17:13 | 17 Korrik 2022

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn, ka sqaruar se klubi nuk është i interesuar të nënshkruajë me Harry Kane nga Tottenham Hotspur në afatin kalimtar të transferimeve, por nuk ka përjashtuar një lëvizje “ëndërr” për sulmuesin në të ardhmen.

Kahn është një admirues i zjarrtë i kapitenit të Anglisë, i cili konsiderohet të jetë një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, por Bayern është i fokusuar në objektiva alternative përpara sezonit 2022-2023, përcjell ORAinfo.

Kane është ende nën kontratë me Spurs deri në vitin 2024, megjithatë, Kahn ka lënë të kuptohet se ai mund të dalë në radarin e transferimeve të klubit gjerman në një datë të mëvonshme./ORAinfo/

Komento: