
West Ham, është afër një marrëveshjeje me Chelsean për transferimin e përhershëm të Armando Broja, kupton 90min.
20-vjeçari nuk u paraqit në miqësoren e Chelseat kundër Club America në Las Vegas të shtunën dhe ka lënë turneun parasezonal të klubit në Shtetet e Bashkuara para kohe për të zgjidhur të ardhmen e tij, përcjell ORAinfo.

West Ham ka udhëhequr ndjekjen për Broja i cili gjithashtu ka qenë në radarin e Everton, Newcastle dhe Southampton për pjesën më të madhe të verës dhe 90 minuta e kupton se Hammers janë më afër se kurrë për të rënë dakord për një marrëveshje me Chelsean./ORAinfo/