
Pa kontratë pas pesë sezonesh në Inter, Matias Vecino tani është në kërkim të një shtëpie të re.
Mesfushori 30-vjeçar luajti 23 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar, por vetëm katër prej tyre i nisi, përcjell ORAinfo.
Por nuk duket se uruguaiani do të jetë pa skuadër për një kohë të gjatë. Sipas ‘SportMediaset’, lojtari me përvojë ka hyrë në radarin e Lacios.

Mesa duket, për shërbimet e mesfushorit janë të interesuar skuadra italiane, të cilin e shohin si njeriun ideal për të forcuar mesfushën e tyre pasi ka më shumë se mjaftueshëm përvojë në futbollin italian dhe do t’i bashkohej klubit pa pagesë./ORAinfo/