
AC Milan i është ofruar Georginio Wijnaldum.
PSG është e gatshme të paguajë gjysmën e pagës së mesfushorit holandez, përcjell ORAinfo.
AC Milan vazhdon negociatat për blerjen e Renato Sanches nga Lille. Kuqezinjtë kanë një marrëveshje me francezët për tarifën e transferimit, por ndërhyrja e PSG-së komplikoi gjithçka në anën e lojtarit.

Në kushte të tilla Maldini dhe Massare janë të detyruar të shqyrtojnë opsione të tjera.
Gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio raporton se Paris Saint-Germain i ka ofruar Georginio Wijnaldum-it te AC Milan. Ylli holandez është pikërisht lloji i lojtarit që kuqezinjtë po kërkojnë për të zëvendësuar të larguarin Franck Kessie.
Wijnaldum pati një sezon të parë përgjithësisht pozitiv në Francë, megjithëse ai nuk ishte një titullar i padiskutueshëm nën Mauricio Pochettino.
Megjithatë, ish-mesfushori qendror i Liverpool-it e mbylli sezonin me 38 paraqitje. Wijnaldum po kërkon një klub të ri sepse ai nuk është pjesë e projektit të ri të Christophe Galtier./ORAinfo/