
Afati i transferimeve të verës është duke shuar drejt fundit. Dhe ekipet janë duke i bërë përpjeket e fundit për t’i siguruar shërbimet e lojtarëve që i dëshirojnë në ekipet e tyre.
AC Milani është në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të Alessio Romagnolit.
Kampioni i Italisë është duke tentuar transferimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Japhet Tanganga.

23-vjeçari sezonin e shkuar nuk kishte hapësirë në formacionin bazë të trajnerit Antonio Conte dhe dëshiron të largohet.
Sipas “Sky Sports”, krerët e klubit italian kanë nisur bisedimet me Tottenhamin për lojtarin.
“Kuqezinjtë” e kanë kërkuar në formë huazimi Tangangan me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.