Pioli buzëqesh ndërsa Rebic rikthen konkurrencën me Leaon

23:21 | 19 Korrik 2022

Ante Rebic, i cili pati një sezon zhgënjyes 2021/22, e ka nisur në mënyrën më të mirë parasezonin me dy paraqitje të forta.

Edhe pse shumë gjëra mund të ndodhin ende, Stefano Pioli e di se Milani mund të përfitojë shumë.

Sezonin e kaluar, ishte kryesisht Rafael Leao ai që duhej të bënte punën në krahun e majtë dhe ai e bëri atë jashtëzakonisht mirë.

Megjithatë, në më shumë se një rast, lodhja u bë e dukshme dhe Milani mund ta kishte përdorur Rebic në një formë të mire, përcjell ORAinfo.

Siç theksohet nga kolegët SempreMilan, Pioli është shumë i lumtur për mënyrën se si Rebic e ka nisur këtë parasezon pasi ai dëshiron atë konkurrencë të shëndetshme në të majtë.

Në fakt, mund të shkarkojë njëfarë presioni nga supet e Leaos. /ORAinfo/

Komento: