
Belotti ka marrë vendimin: Pas shumë vitesh me Torinon transferohet tek gjiganti italian.
Ndrea Belotti tashmë nuk ka ndonjë kontratë me Torinon dhe është I lirë që të marrë çfarëdo vendimi për të ardhmen.
Janë përmendur shumë skuadra, mirëpo siç bën të ditur Tuttomercato, përfaqësuesi I Italisë ka vendosur që karierën e tij ta vazhdojë tek Roma.
Në këtë mënyrë Jose Mourinho pas Paulo Dybalas do të arrijë të sigurojë shërbimet e edhe të një tjetri futbollisti cilësorë për skuadrën e tij.
Kujtojmë që Andrea Belotti është pjesë e Torinos prej vitit 2015. Për ‘Demat’ ai ka zhvilluar 270 ndeshje ku ka shënuar 106 gola.