Vedat Muriqi më në fund bëhet me skuadër, transferohet në këtë klub

12:26 | 20 Korrik 2022

Arrihet më në fund marrëveshja, Vedat Muriqi transferohet në këtë klub.

Vedat Muriqi sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Spanjë.

Mallorca e ka përmirësuar ofertën e saj për sulmuesin kosovar, i cili mund të përfundojë në La Liga.

28 vjeçari e kaloi gjysmën e sezonit të fundit në klubin ishullor, ku la mbresa të mira pasi i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 paraqitje.

Më pas, oferta e parë e Mallorcas u konsiderua si e ulët nga ana e Lazios, kështu që për momentin gjithçka kishte dështuar.

Por, tash mediumi spanjoll “Marca” raporton se palët do të ulen të diskutojnë për finalizimin e transferimit të Muriqit në Spanjë.

Drejtori sportiv i klubit spanjoll, Pablo Ortells do të takohet me drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare, me objektiv që të sqarohen detajet e fundit për kalimin e “Piratit kosovar” në Mallorca.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, marrëveshja do të kryhet për 8 milionë euro.

Interesim për lojtarin kishin shfaqur edhe Hull City në Angli, Galatasaray në Turqi dhe Club Brugge në Belgjikë.

Komento: