Pioli siguron edhe një tjetër emër të madh për sulmin

17:21 | 20 Korrik 2022

Jo vetëm de Ketelaere: Pioli siguron edhe një tjetër emër të madh për sulmin.

Milan ka filluar përsëri kërkimet për një tjetër emër për sulmin edhe pse javë më parë u zyrtarizua Divock Origi nga Liverpool.

Rossonerët nuk do të ndalen me transferimin e talentit belg të Club Bruge, De Ketelaere por janë duke punuar edhe për një sulmues krahu i cili nuk është emër i panjohur për kuqezinjtë.

Hakim Ziyech është emri i cili është rikthyer përsëri në vëmendjen e Milanit dhe pritet që gjatë kësaj vere ai të largohet nga Chelsea.

Thomas Tuchel nuk e konsideron më marokenin si pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe ka vendosur të lejojë shitjen e tij.

Nga ana tjetër 29 vjeçari është emri ideal për sulmin e Stefano Piolit dhe gjithçka që ka mbetur të diskutohet mes klubeve është shifra për të cilën ai do transferohet në San Siro.

Komento: