
Dallimi i madh në ofertë mes Barcelonës dhe Chelseat për Kounden
Jules Kounde është objektivi i Barcelonës dhe Chelseat.
Të dy ekipet po “luftojnë” për ta transferuar qendërmbrojtësin nga Sevilla.
Por, ofertat e dy ekipeve për Kounden dallojnë shumë.

Barcelona i ka ofruar pagë vjetore prej gjashtë milionë euro për qendërmbrojtësin francez, kurse Chelsea dyfishin e kësaj, 12 milionë euro.
Tani i takon 23-vjeçarit që të vendosë.