
Kalvin Phillips, ka shpjeguar pse një lëvizje te Manchester United nuk do të ndodhte kurrë për të, me djalin e ri të Manchester Cityt të lumtur që kishte përfunduar në anën tjetër të qytetit.
I pyetur nëse Djajtë e Kuq kishin ndonjë shans për të siguruar nënshkrimin e tij, Phillips ka zbuluar gjithçka, shkruan ORAinfo.

“Do të shkosh te United? Nuk kishte asnjë mundësi që të shkoja atje. Ju e dini besnikërinë time ndaj Leeds. Familja ime janë të gjithë tifozë të Leeds.
“Isha i nderuar nga Man Utd që më donte mua, një nga skuadrat më të mëdha në botë, por jo, më duhej të qëndroja besnik ndaj Leeds dhe të shkoja në anën tjetër të Mançesterit”, përfundoi ai./ORAinfo/