Fekir te Milan? Ky është lajmi i fundit

23:01 | 21 Korrik 2022

Kampionët në fuqi të Serie A, Milani po kërkon të forcojë skuadrën e tyre për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe bordi i klubit aktualisht është në bisedime për të nënshkruar me një lojtar të mirë.

Siç raporton ‘AS’, klubi italian do të bëjë një ofertë prej 15 milionë eurosh për Nabil Fekir, një nga lojtarët kyç të Real Betis, kampion i Kupës së Mbretit të fundit në Spanjë, përcjell ORAinfo.

Lojtarë të tjerë që Milani po konsideron janë Charles de Ketelaere (Brugge), Hakim Ziyech (Chelsea) dhe Renato Sanches (Lille). “Rosonerët” kanë bisedime të hapura për të gjithë, por nuk kanë mundur të mbyllin asnjë prej tyre.

Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim. Kampionët e Serie A duan të ndërtojnë një ekip të madh për t’u rikthyer në majat e futbollit botëror dhe të kenë shansin të luftojnë për tituj ndërkombëtarë./ORAinfo/

Komento: