Dani Alves transferohet atje ku nuk e kishte menduar askush!

08:23 | 22 Korrik 2022

Dani Alves i bashkohet skuadrës meksikane, Pumas

Mbrojtësi anësor, Dani Alves, i është bashkuar skuadrës meksikane, Pumas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi për medie.

Braziliani nënshkroi kontratë njëvjeçare e cila do ta mbajë te Pumas deri në vitin 2023.

Lojtari u largua këtë verë nga Barcelona, pasi i kishte skaduar marrëveshja e bërë në muajin janar.

Te Pumas ai do të transferohet me parametra zero.

Komento: