
Erik ten Hag, ka vendosur të mbajë Anthony Martial në Manchester United zbulon The Mirror.
Djajtë e Kuq fillimisht ishin të hapur për të shitur ose huazuar francezin, i cili kaloi gjysmën e dytë të 2021-2022 si huazim te Sevilla, përpara afatit të 1 shtatorit, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Ten Hag ka bllokuar daljen e mundshme të Martial pasi e pa atë të shënonte në tre ndeshje të njëpasnjëshme para-sezonale, me sulmuesin që tani do të udhëheqë linjën për United në fillimin e sezonit të ri./ORAinfo/