
Arsenali, ka konfirmuar nënshkrimin e Oleksandr Zinchenko në një kontratë afatgjatë nga Manchester City.
Reprezentuesi ukrainas ra dakord shpejt për kushtet personale me Topçinjtë dhe një tarifë prej 30 milionë funte plus shtesa u vendos mes dy palëve këtë muaj, përcjell ORAinfo.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, konfirmoi largimin e afërt të Zinchenkos nga Etihad të mërkurën dhe Arsenali tani e ka sjellë sagën në një përfundim./ORAinfo/