Wijnaldum i thotë “PO” këtij klubi

22:02 | 22 Korrik 2022

Georginio Wijnaldum, është shumë afër largimit nga Paris Saint-Germain.

Holandezi 31-vjeçar është tashmë një hap larg Romës, ku do të ribashkohej me ish-shokun e skuadrës Paulo Dybala, përcjell ORAinfo.

Prej disa javësh, Roma po e ndjek me vëmendje ish-lojtarin e Liverpool-it, i cili sipas ‘Il Messaggero’ tashmë i ka thënë “po” italianëve.

Ky lajm bëhet i ditur nga ‘Il Tempo’, i cili raporton shifrën e saktë për të cilën do të mbyllej operacioni.

Edhe pse PSG dëshiron ta shesë atë, Roma po përpiqet të arrijë një marrëveshje për një transferim në formën e huazimit me një klauzolë blerjeje prej rreth 15 milionë euro. Institucioni italian gjithashtu dëshiron të ndajë pagën prej 9 milionë eurosh të Wijnaldum me parisienët./ORAinfo/

Komento: