Formacioni i frikshëm i Juventusit për sezonin e ri

13:09 | 23 Korrik 2022

Gati edhe dy super transfere: Ky është formacioni i frikshëm i Juventusit për sezonin e ri

Juventus ka realizuar tre goditje të rëndësishme në merkato: pas Pogba dhe Di Maria, të marrë të dy me kosto zero, bardhezinjtë kanë arritur t’i heqin nga duart Inter-it edhe Bremer, me një operacion që mund të kalojë 50 milionë eurot.

Megjithatë, merkato e klubit torinez nuk mbyllet me Allegri-n që pret akoma një mesfushor dhe përforcime të tjera në mbrojtje dhe në sulm për të kompletuar ekipin.

Një skuadër që duket se do të jetë shumë konkurruese dhe që mund të jetë akoma më shumë me përforcimet e reja që mund të vijnë.

Portali fichajes.net ka provuar të imagjinojë formacionin titullar të Juventus-it për sezonin 2022/23, duke parashikuar dy përforcime të tjera të rëndësishme për Allegri-n.

Portali spanjoll ka shkruar për lëvizjet e ardhshme në merkato të Juventus-it. Përforcimi titullar në mbrojtje është ai i Emerson Palmieri nga Chelsea, por do të ketë vend edhe për një mbrojtës për t’i dhënë frymëmarrje Bonuçi-t dhe Bremer-it.

Fantazisti i ri pritet të jetë Zaniolo nga Roma, në pritje për të kuptuar se kush do të marrë rolin e zëvendësit të Vlahovic, me Morata-n që është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Në këtë mënyrë, formacioni titullar i Juventus-it pritet të jetë ky: Szczesny; Danilo, Bonucci, Bremer, Emerson Palmieri; Locatelli, Pogba; Di Maria, Zaniolo, Chiesa; Vlahovic.

Komento: