
AC Milan, është në bisedime të avancuara për të nënshkruar Japhet Tanganga nga Tottenham.
Qendërmbrojtësi anglez mund të vijë si huazim, përcjell ORAinfo.
Kërkimi i Milanit për një qendërmbrojtës të ri po i vjen fundi. Qendërmbrojtësi i Tottenham Hotspur, Japhet Tanganga duket se është lojtari i zgjedhur për të kompletuar linjën mbrojtëse të Milanit këtë verë.

Evan Ndicka është emri tjetër në fletoren e Paolo Maldinit, por mbrojtësi anglez është një objektiv më i lehtë.
Paralelisht me De Ketelaere, AC Milan është në bisedime për të mbyllur nënshkrimin e Japhet Tanganga nga Tottenham. Kuqezinjtë planifikojnë të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar në një marrëveshje të ngjashme me atë që solli Fikayo Tomori në San Siro dy sezone më parë./ORAinfo/