
AC Milan po bën çmos për transferimin e Charles De Ketelaere.
Skuadra ‘Rossoneri’ duan shërbimet e talentit premtues të Club Brugge, Charles De Ketelaere por marrëveshja me klubin e tij po zvarritet shumë.
Brugge nuk janë të kënaqur me ofertën e Milan dhe tani këta të fundit kanë bërë gati një ‘pako’ të re.
Milan pritet të rrisin ofertën e tyre në 32 milionë euro, plus përqindje në shitjen e kartonit, nëse e shesin e lojtarin.

Oferta e fundit që Milan i ka dërguar skuadrës së De Ketelaere ishte ajo prej 30 milionë euro plus 2 të tjera si bonuse.
Club Brugge kanë kërkuar 35 milionë euro. Thuhet se oferta e Leeds, bashkë me bonuse arrin deri në 37 milionë euro.
Lojtari ndërkohë ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Milan. Situata është tejet e paqartë. Mbetet të shihet nëse do të ketë sukses oferta e re e Milan.