‘Çmendet’ Inter, ky është çmini që i ka caktuar për Skriniarin

17:11 | 27 Korrik 2022

Interi i kërkon 70 milionë euro për Skriniarin.

Paris Saint-Germaini nuk po arrin ende ta bindë Interin që t’ia shesë Milan Skriniarin.

Më saktësisht, “Nerazzurri” janë të gatshëm ta shesin qendërmbrojtësin, por vetëm nëse e marrin një ofertë të majme.

Mediumi italian “Il Corriere dello Sport” raporton se nënkampioni italian i kërkon 70 milionë euro për futbollistin sllovak, përcjell Gazeta Express.

Ndërsa, mbrojtësi stabil do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin francez, nëse arrihet marrëveshja në mes të klubeve para 1 shtatorit.

Skriniar do t’i marrë 5 milionë euro në vit plus bonuset.

Pra, lojtari është i gatshëm të largohet nga Italia dhe ta vazhdojë karrierën në Francë.

Ai ishte njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serie A në vitet e fundit.

Komento: