
Arrihet marrëveshja në mes të Barçës dhe Sevillas për Kounden – së shpejti nënshkrimi i kontratës
Është arritur marrëveshja në mes të Barcelonës dhe Sevillas në lidhje me mbrojtësin, Julas Kounde.
Sipas Fabrizio Romanos, gjithçka tashmë po konsiderohet e kryer, me disa detaje që pritet të zgjidhen së shpejti.

I njëjti thotë se Xavi Hernandez ishte faktori kyç që e bëri lojtarin të ndërrojë mendje, për ta ndryshuar destinacionin nga Chelsea në Barcelonë.
E gjithë kjo vonesë ndodhi pasi Sevilla i zvarriti negociatat në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga kjo shitje.