
Sanches te PSG-ja zyrtarizohet këtë javë, zbulohen detajet e marrëveshjes.
Renato Sanches raportohet se është edhe më afër kalimit te Paris Saint-Germaini.
“O Jogo” ka raportuar këtë të premte edhe për arritjen e marrëveshjes mes kampionëve të Francës dhe Lille, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediumit portugez, Sanches do të huazohet te PSG-ja për sezonin e ri 2022/23, por me blerje të detyrueshme.

Klubet thuhet se kanë dakord se kjo lëvizje të realizohet për çmimin prej 10 milionë eurosh.
24-vjeçari në “Parc des Princes” mund të zyrtarizohet të dielën.
Për ish-mesfushorin e Bayernit Munichit interesim kishte shprehur edhe Milani.