Pensionimi, Ibrahimoviq befason me deklaratën

18:23 | 30 Korrik 2022

Ibrahimovic thotë se nëse del në pension, futbolli vdes

Zlatan Ibrahimovic ka folur në lidhje me pensionimin e mundshëm të tij.

Pavarësisht që gjatë këtij viti Ibrahimovic do të mbush plotë 41 vjeç, ai duket se nuk e mendon pensionimin.

Kur u pyet nga një fans se kur do ta lë futbollin, ylli suedez u përgjigj:

“Kurrë. Nëse dal në pension, futbolli vdes!”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Ibrahimovic së fundmi vazhdoi kontratën edhe një vit me Milanin.

Komento: