Pasi i refuzoi Dzeko, Dortmund e kërkon Piatekun

21:53 | 30 Korrik 2022

Dortmund e kërkon Piatekun pasi i refuzoi Dzeko

Dortmund janë në kërkim të një sulmuesi për shkak se Haller është diagnostifikuar me tumor në testikuj dhe nuk dihet saktë se kur do t’i kthehet fushave të gjelbra

Deri me tani mësohet së Edin Dzeko e ka refuzuar një ofertë që t’i bashkohet Borussia Dortmund.

Këtë e ka shkruar Calciomercata, edhe pse boshnjaku nuk pritet të jetë zgjedhja e parë për Interin pas rikthimit të Lukaku, ai nuk dëshiron që të largohet nga Italia.

Skuadra e Bundesligës është kthyer në treg për një sulmues sidomos tani pasi që për Sebastien Haller nuk ka lajme të mirë. Sulmuesi i ri i Dortmund pritet të hyjë në kimioterapi pasi që tumori i zbuluar është i llojit malinj.

Lajmet e fundit thonë se pas refuzimit të Dzeko ata do ta kërkojnë Krzysztof Piatek e Hertha Berlinit.

Komento: