Ylli i madh arrin në Milano, zyrtarizimi bëhet në ‘tik-tok’

17:08 | 01 Gusht 2022

De Ketelaere arrin sonte në Milano – zyrtarizimi ‘tik-tak’

Milan është afër arritjes së synimit kryesor të kësaj vere, Charles De Ketelaere.

Tash e sa muaj, Milan po punon për transferimin e yllit belg, Charles De Ketelaere, nga skuadra e Club Brugge.

Sipas raportimeve të Matteo Moretto, ‘Rossoneri’ pritet ta kryejë këtë lëvizje sonte, përcjell lajmi. Thuhet se CDK do të shkojë sonte në Milano.

Mesfushori ofensiv pritet të aterojë në Milano në orën 23:30, sipas kohës lokale në Milano.

Lojtari pritet të kryejë testet mjekësore dhe nesër të zyrtarizohet te skuadra ‘Rossoneri’.

Komento: