
De Ketelaere u pa në aeroportin në Belgjikë përpara fluturimit për në Milano
Charles De Ketelaere është fotografuar në Zaventem përpara se të niste një fluturim për në Itali, me kalimin e tij në AC Milan.
De Ketelaere do të udhëtojë sonte me avion drejt Milanos dhe do të qëndrojë në një hotel të qytetit nw Milano, përcjell ORAinfo.
Më pas ai do të kryejë nesër procesin e kontrolleve mjekësore, testin e fitnesit sportiv dhe nënshkrimin e kontratës me Milanin.
Më poshtë keni disa pamje të tij në aeroportin e Belgjikës. /ORAinfo/

