‘JO’ të Man United, De Jong do ta linte Barcvelonën vetëm për këto dy klube

17:45 | 02 Gusht 2022

Frenkie De Jong nuk dëshiron të transferohet në Manchester United.

“Djajtë e Kuq” janë klubi më i interesuar për mesfushorin kreativ holandez.

Raportohet madje se gjiganti anglez ka arritur marrëveshje me Barcelonën për ish-futbollistin e Ajaxit.

Sidoqoftë, lojtari nuk dëshiron t’i bashkohet një klubi që nuk luan në Ligën e Kampionëve, edhe pse atë po e do me ngulm ish-trajneri i tij, Erik ten Hag.

Sipas “ffpolo”, 25 vjeçari do ta konsideronte mundësinë e largimit nga “Camp Nou” vetëm për Bayern Munichun ose për Chelsean.

Barça po e shikon çdo mundësi për ta shitur De Jongun, ndërsa më pas ato para do t’i përdorte për ta transferuar mesfushorin ofanziv të Manchester Cityt, Bernardo Silva.

“Blaugrana” synojnë të jenë protagonistë në sezonin e ardhshme, në futbollin spanjoll dhe në atë evropian.

Komento: