Lojtari nga Bundesliga i ofrohet Milanit

09:18 | 05 Gusht 2022

Grillitsch i ofrohet Milanit si lojtar i lirë.

Florian Grillitsch mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Sipas gazetarit italian, Nicolo Schira, Milanit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me 26-vjeçarin.

Kampionët e Italisë mund të nënshkruajnë me Grillitschin si lojtar të lirë, pasi atij më 30 qershor i skadoi kontrata me Hoffenheimin.

Përfaqësuesit e 26-vjeçarit mund të kenë ndikim të madh në këtë lëvizje, pasi të njëjtin kanë klient edhe Davide Calabrian e Milanit.

Ata ishin ndërmjetës edhe në kalimin e Divock Origit nga Liverpooli në “San Siro”.

Florian Grillitsch në pesë sezonet e fundit u aktivizua te Hoffenheimi, teksa më herët ka luajtur edhe te Werder Bremeni.

Komento: