
Sipas raportimeve, LUCAS TORREIRA më në fund do të largohet nga Arsenali pasi pranoi të bashkohet me Galatasaray.
Mesfushori më në fund ka pranuar të hipë në aeroplan për t’u nisur drejt Turqisë, me vetëm hapat e fundit për t’u zgjidhur në marrëveshje, përcjll ORAinfo.

26-vjeçari pritej të përfundonte transferimin e tij në fillim të kësaj jave pasi u konsiderua si tepricë ndaj kërkesave në Emirates.
Megjithatë, marrëveshja ngeci kur uruguaiani refuzoi të hipte në aeroplanin që ishte rezervuar për ta çuar në Stamboll të martën, duke dashur më shumë kohë për të menduar mbi vendimin e tij./ORAinfo/