Barcelona ofron 100 milionë për këtë lojtar

17:48 | 15 Gusht 2022

Barcelona mund të paguajë 100 milionë euro për Bernardo Silva.

Kjo është shifra që bordi i klubit anglez e ka vlerësuar atë, sipas ‘The Athletic’.

Ata e kuptojnë se ai është një lojtar kyç në skemën e Pep Guardiolës dhe se ai ka qenë gjithmonë në një nivel të lartë që kur erdhi nga Monaco, përcjell ORAinfo.

Shifra mund të jetë e papërballueshme për arkat e Camp Nou, të cilët tashmë janë dashur të aktivizojnë katër leva financiare për të qëndruar konkurrues në treg. Presidenti Joan Laporta do të duhet të mendojë nëse ia vlen të rrezikohet kaq shumë pavarësisht cilësisë së pamohueshme të mesfushorit./ORAinfo/

Komento: