Bija e saj po martohet sonte.
Shkurte Fejza pas kolegëve të saj ka marrë mikrofonin në duar për të kënduar disa këngë në dasmën e vajzës së saj.
Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi sonte kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.
Për të argëtuar të ftuarit janë kujdesur Ilir Shaqiri, Naim Abazi, Irma Libohova, e shumë të tjerë.
Por, nuk e ka lëshuar rastin Shkurte Fejza pa kënduar në dasmë të vajzës, në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet këngëtarja teksa po këndonte “Mora fjalë”.