‘Asus’ do t’iu shkrijë me stilin e ri

16:46 | 05 April 2019

Është ndër aktorët e njohura në Turqi.

Melisa Pamuk është njëra prej aktoreve më të bukura dhe të pëlqyera turke, brenda dhe jashtë kufijve.

Në Kosovë ajo e njohur u bë me rolin e ”Asusë”, nga seriali i njohur turk, ”Kara Sevda”, ashtu si në serial e bukur dhe me stil të veçantë vazhdon të jetë edhe në jetën reale.

Krahas angazhimeve në karrierë aktorja nuk i lë anash fansat për të cilët publikon imazhe të shumta nga jeta e saj shkruan rtv21.

Në imazhet e fundit bukuroshja 27 vjeçare duket shumë bukur me stilin e ri të flokëve.

Nga flokët e gjata dhe të shëndosha që i pat në serial “Asu” së fundmi ato i ka prerë, mirëpo, duket se edhe ky stil i flokëve po i shkon shumë për fytyre.

Melisa përveç aktrimit ajo në vitin 2011 ishte shpallur Miss Turqia.

Komento: