
Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë kryetemë e ditëve të fundit.
Tani, pasi ish-reperi Fero, tash i njohur me emrin e tij te ri Khattab, i është përkushtuar fesë islame duke e lënë profesionin si reper, ish-gruaja e tij Arbenita ka vazhduar jetën e saj normale.

Por, këta të dy shpesh thumbojnë njëri-tjetrin, edhe pas ndarjes.
Bukuroshja në postimin e saj në InstaStory vendos një video përqeshëse, me të cilën thumbon direkt ish-burrin e saj.
“Le të kthehemi së bashku, kam ndryshuar” është përshkrimi i videos të cilën ajo e postoi e ku gjithashtu shihet një burrë duke qeshur.

Me këtë, modelja i bëri fansat të kuptojnë se Fero po tenton të kthehet tek ajo, por me sa duket Arbenita ka vendosur të vazhdojë jetën e saj.
