Blerona gjen punë te re, ja ku do ta shohim nga e hëna

15:46 | 30 Shtator 2023

Blerona Zeqiri, është njëra nga prezantueset më të komentuara të momentit.

Që në fëmijërinë e hershme, ajo ka nisur këtë profesion, së pari në radio e më pas u kyç në televizion, shkruan ORAinfo.

Publiku e pranoi mirë atë, pasi shumë shpejtë u bë njëra nga figurat kryesore të emisionit që ajo vendosi ta udhëheqë.

E tani ajo po vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Moderatorja ditë me parë njoftoi se pas disa vitesh është larguar nga televizoni ‘RTV21’.

E tri ditë me vonë Blerona ka njoftuar se ka gjetur punë të re.

Ajo do të jetë autore e një emisioni në ATV.

Njoftimin për punën e re e ka bërë vetë moderatorja. /ORAinfo/

Komento: