27-vjeçari u përzgjodh fitues i trofeut “Futbollisti më i mirë i vitit”.
Barcelona synon goditjen e madhe në merkaton e ardhshme të verës.
Referuar raportimeve nga tablodiet britanikë, klubi blaugrana ka gati ofertën prej 80 milionë euro për të blerë sulmuesin francez të Arsenal, Alexandre Lacazette.
Aktualisht 27-vjeçari u përzgjodh fitues i trofeut “Futbollisti më i mirë i vitit” te Arsenal, si rezultat i një sezoni mbresëlënës, në të cilin ka realizuar 18 gola dhe ka shërbyer 12 asiste.