Real Madrid ka marrë një lajm të zi.
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Andres Avelino Junquera, ish-portier legjendar i Los Blancos.
Junquera ka mbrojtur portën e Realit nga viti 1966 deri në vitin 1975 duke fituar edhe 8 trofe, 5 tituj të La Ligas dhe 3 Copa del Rey.
Në vitin e tij të dytë me fanellën e “Los Blancos”, që përkon me sezonin 1967-68, spanjolli fitoi çmimin “Zamora”, një vlerësim për portierin më të mirë të sezonit.
I lindur në vitin 1946 në Asturias të Spanjës, karrierën Junquera e nisi me skuadrën e Langero, nga ku kaloi në Madrid, ndërsa në fund e mbylli me skuadrën e Real Zaragoza.