
Numri i të vdekurve në Liban është rritur në 1 mijë e 116 që nga fillimi i luftës, sipas mediave shtetërore të vendit.
Një agjenci e lajmeve atje tha se 136 mijë e 262 persona janë aktualisht të zhvendosur në strehimore, raporton BBC.
E njëjta agjenci ka raportuar se që nga fillimi i luftës, në Liban janë plagosur 3 mijë e 229 persona.