Një pilot amerikan shpëtohet i gjallë pas rrëzimit të aeroplanit luftarak në Iran

20:06 | 03 Prill 2026

Një nga dy pilotët amerikanë të aeroplanit luftarak F-15 që u rrëzua në Iran është shpëtuar nga forcat amerikane, raporton NBC News.

Aeroplani u rrëzua mbi Iran më herët sot, raportuan më parë Reuters, CNN dhe media të tjera.

Një zyrtar amerikan tha se një nga pilotët e aeroplanit është shpëtuar gjallë.

Zyrtarët nuk kanë komentuar deri më tani se si u rrëzua aeroplani dhe ende ushtria amerikane nuk ka dhënë ndonjë koment.

Më parë, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se një zyrtar amerikan tha se aeroplani ishte rrëzuar.

Incidenti shënon herën e parë që një aeroplan amerikan është rrëzuar mbi Iranin gjatë konfliktit.

Afër fillimit të luftës, tre aeroplanë F-15 u rrëzuan gabimisht në një incident zjarri miqësor nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit. /Telegrafi

Komento: