Kongo do të pranojë të dëbuar nga vendet e treta sipas marrëveshjes së re me ShBA-në

13:10 | 05 Prill 2026
kongo-do-te-pranoje-te-debuar-nga-vendet-e-treta-sipas-marreveshjes-se-re-me-shba-ne

Republika Demokratike e Kongos do të pranojë shtetas të vendeve të treta të deportuar nga Shtetet e Bashkuara sipas një marrëveshjeje të re me administratën Trump, tha qeveria në Kinshasa në një deklaratë të dielën.

Qeveria tha se do të presë të dëbuarit duke filluar nga prilli, por nuk tha se sa prej tyre kishte rënë dakord të pranonte.

Marrëveshja do të paguhet nga Shtetet e Bashkuara, pa asnjë kosto për qeverinë kongoleze, thuhet në deklaratë, shkruan Reuters.

Aty thuhet se janë përgatitur ambiente pranë kryeqytetit Kinshasa për të akomoduar të dëbuarit.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar të deportuar nga vende të treta në disa vende afrikane, përfshirë Ganën , Kamerunin , Guinenë Ekuatoriale dhe Esvatininë, duke marrë kritika nga ekspertë ligjorë dhe grupe të të drejtave të njeriut.

Marrëveshja përkon me një përpjekje të administratës Trump për të zbatuar një marrëveshje paqeje midis Kongos dhe Ruandës dhe një marrëveshje që siguron qasje të ShBA-së në mineralet kritike kongoleze.

Komento: