Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë

09:58 | 07 Prill 2026

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është pa ndjenja dhe po trajtohet për një problem “të rëndë” mjekësor në qytetin e Qomit, ndërsa nuk është në gjendje të qeverisë vendin.

Kështu thuhet në një memorandum të inteligjencës izraelite dhe amerikane, të botuar nga gazeta britanike The Times.

“Mojtaba Khamenei po trajtohet në Qom në një gjendje të rëndë, i paaftë të përfshihet në ndonjë vendimmarrje nga regjimi”, thuhet në memon diplomatike dhe të ndarë me aleatët e tyre të Gjirit.

Kjo shënon herën e parë që një raport zbulon publikisht vendndodhjen e Khamaneit që nga fillimi i luftës, kur besohej se ai ishte plagosur në sulmet e para të 28 shkurtit.

Dokumenti zbulon gjithashtu përgatitjet për varrimin e babait të tij dhe ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei në Qom, pasi ai u vra në sulmet e para.

Komento: