Pamje dramatike, një zjarr i madh përfshinë një ndërtesë në Tiranë

18:07 | 14 Prill 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pjesën e jashtme të një kompleksi banimi përballë spitalit “Nën Tereza” në Tiranë.

Sikurse duket nga pamjet, zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë.

Sipas mediave në Shqipëri, deri në këto momente, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia si dhe tre forca zjarrfikëse, të cilat do të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Komento: