
Tre fëmijë u goditën sot nga një veturë, ku dy prej tyre vdiqën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen 15 të Durrësit.
Tashmë kanë nisur të dalin edhe pamjet nga rasti i rëndë.
Në momentin e aksidentit shoferi 57-vjeçar, Nikoll Radaçi raportohet se kishte qenë i dehur.
Ai është mundur të ikë nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar shumë shpejt nga policia.